• Instalimi i banjos në nënkulm - Planifikimi dhe realizimi

Instalimi i banjos në nënkulm – Planifikimi dhe realizimi

Banja bashkëkohore është pjesë e rëndësishme e hapësirë banesore që synon mbrojtjen e shëndetit, kudjes, bukuri dhe relaksim. Mirëmbatja e higjienës ka të bëj me pushimin shpirtëror dhe trupor. Rituali i mëngjesit me të cilin e fillojmë ditën ose çlirimi në mbrëmje nga tensioni gjatë ditës paraqet një kënaqësi të veçantë. Me rëndësi të madh është që me shumë kujdes të planifikohen dhe bashkohen të gjithë përmbajtjet të cilat duhet t’i përmbaj një banjo bashkëkohore. Pastaj duhet të sinkronizohet sipas një plani cilësor dhe funksional dhe mungesa e hapësirës në nënkulm të bëhet përparësi dhe atraksion. Pastaj duhet t’i zgjedhni orenditë sanitare, mekanizmat për ngrohje dhe ndriçimin si dhe instalimin në banjon e nënkulmit.

Banja në nënkulm ka përparsi të madhe.Vrimë në nënkulm mund të hapet ku të dëshironi, me kombinimin e dritareve të nënkulmit mund të sjellni dritë natyrore sa të dëshironi mbi vaskën e bukur të shtrirë ose mbi lavamanët. Menjëherë do të paraqiten shumë pyetje se çka duhet të vendoset dhe në cilën hapësirë? Cilat kufizime ekzistojnë? Në cilat vertikale t’i bashkangjesim instalimet në banjo? Të përdorim vaskë ose dush? E kemi hapësirën për të dyja? Një ose dy lavamanë? Bide ose jo? Ku ta vendosim kazanin e kombinuar për ngrohje të tërë banesës dhe për ngrohjen e ujit? Sipas cilit plan duhet të realizohet instalimi?
Të gjithë këto pyetje kërkojnë konsultime me persona profesional. Por të fillojmë nga e para.

Instalimet për ujin hyrës dhe dalës ose shkarkues në bajo në nënkulm duhet të jetë sa më të shkurtëra. Kufizimi është për shkak të shtrirjes së ulët vertikale e cila do të duhet të bashkohet me instalimin skarkues ose dalës. Kjo më shpesh ka të bëj me tryezën e tualetit prandaj rekomandohet që të ketë dysheme më të shkurtër të mundshme të tubave vertikal. Kazani i integruar me dy mundësi për thithje është opsion standard. Mund të ndërtohet në pjesën më të shkurtër të çatisë me lartësi prej 120 cm. Instalimi i gypave shkarkues nga lavamani, vaska, dushi, bideja ose lavatriçja janë me hapësirë më të vogël dhe mund të tërhiqen mbi dyshemen mbi konstrukcionin bartës. E njejta është edhe me instalimin e ujit furnizues (hyrës). Gypat për ujin e ftohtë vijnë nga kazani, lavatriçja dhe bojleri (kazani i ujit). Për kyçjen e lavamanit, vaskës, dushit-vaskës dhe bidesë duhet të vendoset instalim për ujë të nxehtë dhe të ftohtë. Pozicionet e mirëmbatjes janë standarde, por te pajisjet specifike sanitare duhet të lexohent udhëzimi dhe kyçja duhet të realizohet sipas udhëzimit të dhënë nga prodhuesi.

Instalimi për nxehmje dhe konsumi i ujit të nxehtë në banjo varet edhe nga mjedisi dhe nga sistemi i nxehmjes në banesën ku jetoni. Nxehmja qendrore me radiatora dhe ngrohja e ujit me kazan kondenzues është zgjidhje më e leverdishme energjetike. Nëse bojleri (kazani i ujit) është i vendosur në banjo atëherë duhet të sigurohet furnizim i ujit, gazit, rrymës dhe gazrat shkarkues në mënyrë vertikale të ventilohen përmes kulmit (bojler fasade). Gypat për ngrohje mjeshtri do t’i vendos ”më dendur” nëpër dysheme dhe kështu do të fitohet edhe nxehmje të dyshemes në stinën kur keni nevojë për nxehmje. Praktikisht për tharrjen e peshqirëve është radioatori-regjistër në banjo.

Instalimi për ventilim të banos me tualet nuk është e nevojshme nëse ka ventilim natyror përmes dritares së kulmit. Por nuk është keq të planifikohet edhe ventilimi mbi tryezën e tualetit të lidhurbashkë me instalimin për ndriçim dhe tajmer, e cila shumë shpejtë do ta absorbon erën e keqe.

Instalimet elektrik në banjot ”nuk e duan” ujin dhe avullin e ujit dhe prandaj gjatë realizimit patjetër t’i zbatoni rregullat për mbrojtje nga goditja elektrike. Çdo konektor patjetër të jetë i tokëzuar. Ndërprerësit duhet të vendosen në pjesën e jashtëm afër derës. Mirëmbatjet për ndryçimin kryesore dhe ndihmës duhet të jenë nga armatura e papërshkueshme nga ujë, prizat me kapakë për lavatriçen si dhe aparati për rruatje duhet të jetë në një distancë të caktuar nga lavamani dhe bojleri. Nëse banjoja ngrohet me nxehmje qendrore, instalimi i rrjetit për nxehmje të dyshemes me termostat për temepraturë është zgjidhja më e mirë .
Në vjeshtë dhe pranverë kur nuk punojnë radiatorët sipas nevojës poashtu mund të inkuadrohet radiator banjoje për tharjen e peshqirëve për të cilët poashtu nevojiten priza.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing