• Rregullimi i brendshëm i nënçatisë

    Ndërtimi dhe rregullimi i nënçatisë, duke pasur parasysh ndërlikueshmërinë e kërkesave dhe mundësitë e ndryshme për forma, përfaqëson shtresë të sistemeve të ndryshme të ndërtimit. Para rregullimit, gjegjësisht përshtatjes së çatisë duhet kontrolluar gjendja e të gjitha pjesëve kryesore të strukturës.

Për përpunimin e shtresave të brendshme të pjerrtësisë së çatisë, si rregull, përdorim pllaka të gjipsit rezistuese ndaj zjarrit me trashësi 12,5/15/18/25mm ose pllaka gjipsi-fibroze Vidiwall në kombinim me shtresën e materialit izolues.

Trashësia e izolimit varet nga faktori i përshkruar për humbjet termike të lejuara, që është e përcaktuar me rregullore të veçanta. Pllakat e gjipsit përforcohen për strukturën metalike e përpunuar nga profilet tipike Knauf CD.

Kaloni (klikoni) me miun mbi numrin e pozicionit që të shihni përshkrimin e detajuar

1
2
3
4
1

Mbajtëset e shtyllave (ose përforcuesit e ankoruar me gjatësi prej 17 ose 27cm) përforcohen me bulona TN 35 ose me bulona të tjerë të përshtatshëm të trarëve kryesor të pjerrtësisë së çatisë. Distanca ndërmjet trarëve nuk duhet të jetë më e madhe se 100cm.

2

Struktura na profilet CD përforcohet për mbajtësit e shtyllave me bulona për llamarinë LN 9,5mm ose për përforcuesit e ankoruar me vendosje të thjeshtë. Para montimit të pllakave, teprica e mbajtësve të shtyllave lakohen anash. Profilet CD ndërmjet vete nuk guxojnë të jene në distancë më të madhe se 40cm.

3

Pllakat e gjipsit gjithmonë montohen në drejtim të profileve CD të vendosura. Të gjitha pjesët e prera të pllakave duhet të shtrihen në profilet. Për përforcim përdoren bulona TN 25 në distancë ndërmjet tyre prej 17cm. Nëse, për mbrojtje nga zjarri, duhet shtresë tjetër e pllakave, për shtresën e dytë të mbështjellësit duhet të përdoren bulona TN 35/TN 55.

4

Mbështjellësi i murit përpunohet nga profilet e murit CW dhe UW të cilët vendosen në distancë prej 625mm.

  • Fshehtësitë e vogla të mjeshtërve të mëdhenj...

    …ose ndonjë fjalë nga ekspertët drejtuar drejt mjeshtërve „Bëje vetë“

DISTANCA NDËRMJET PROFILEVE

Distanca ndërmjet profileve të strukturës nuk guxon të jetë shumë e madhe (shikoni dokumentacionin teknik oficial të Knauf, dhe veçanërisht ti kushtohet kujdes listës teknike D61)

LIDHJA NDËRMJET PLLAKAVE

Lidhja ndërmjet pllakave gjithmonë të mbushet / me fugë duke përdorur bandazh shiritin prej letre (në këtë mënyrë do të mënjanohen mikro -plasaritjet, sepse struktura „punon“).

LIDHJA NDËRMJET SHTRESAVE DHE ELEMENTEVE MASIVE

Lidhja ndërmjet shtresave të nënçatisë dhe elementeve masive (p.sh. shtresa në pjerrtësinë/muri i murosur vertikalisht) duhet të ndërtohet si lidhje e ndarë. Rregulla e njëjtë vlen për të gjitha lidhjet ndërmjet dy materialeve të ndryshme ndërtimore.

FUGIMI

Tek mbushja e lidhjeve / fugimi i pllakave, shtresave të gjipsit në pjesë të ndryshme të rrafshëta (p.sh. shtresa e pjerrtësisë së çatisë/shtresa e murit vertikal), lidhja duhet të „përforcohet“bandazh shirit prej letre (në këtë mënyrë do të mënjanohet efekti negativ vizual për shkak të mikro-plasaritjeve).

TRASHËSIA E PLLAKAVE

Trashësia e pllakave duhet të jetë minimum 12,5mm.

MBROJTJA NGA ZJARRI

Në rast të kërkesave për mbrojtje pasive nga zjarri, për F30 min është e nevojshme që të përdoret pllakë rezistuese ndaj zjarrit me trashësi prej 15mm, 2x15mm për F60 min dhe 3x15mm për F90 min.

PENGESA E AVULLIT

Pengesa e avullit vendoset në anën e ngrohtë të pjerrtësisë së çatisë, p.sh., ndërmjet strukturës metalike dhe pllakës së gjipsit. Me këtë rast, më e rëndësishmja është mbyllja e mirë me rondelë, lidhjet duhet të ngjiten me shirita vetë-ngjitëse, ndërsa cepat e mbështjellësit duhet të ngjiten në muret masive rrethues.

Nëse dëshironi që nënçatia juaj të ketë sistem gjipsi KNAUF