Dru i papërpunuar në mbitrazën Tuaj, sepse bukuria nuk është përsosmëri

Sot Ju shkruajmë për një stil të dekorimit dhe rregullimit të interierit i cili ngadal depërton nëpër shtëpitë tona, por ashtu si qëndrojnë punët me siguri do të qëndron edhe pak nëpër shtëpit tona. Në gjuhën Angleze,ky stil emrohet “stil i papërpunuar ose dekorimi i papërpunuar”, prandaj edhe ne ndonjëherë e quajmë: raw (stil industrial). Kuptimi është i njejtë si te ushqimit: i thatë, i papërpunuar, në formë natyrore. Ky stil paraqet dekorimin i cili përdor elemente të drurit në formën e tyre më natyrore, duke i kombinuar me pjesët tjera të inventarit.
Nëse pyetni përse ky stil aq interesant për adhuruesit e mbitrazës, do t’ju përgjigjemi se mbitraza me tërë karakteristikat dhe veçantitë e saj, paraqet mjedis ose hapësirë të jashtëzakonshme ku ky stil dekorativ mund të paraqitet në shkëlqimin e tij të plotë.

Siç edhe e cekëm, dekorimi i papërpunuar bazohet mbi përdorimin e pjesëve të drurit në gjendje më natyrore, dhe kombinimin e tij me inventarin ekzistues. Druri patjetër të jetë në gjendjen e tij të jashtëzakonshme ose të duket natyrshëm, i papërpuinuar dhe i përkryer. Edhese mund të ju duket e tërë kjo e ngjajshme dekorimin fshataresk dhe ndoshta ju duket se këto dy stile funksionojnë ngjajshëm, këtu nuk bëhet fjalë për ngjajshmërinë e tyre, por e kundërta! Bëhet fjalë për bashkimin e dekorimeve bashkëkohore të linjave të pastërta dhe pjesëve të thata, të cilat duke shquar bukurinë e tyre të thjeshtë dhe të madhe, në të njejtën kohë dinë ta shquajnë edhe bukurinë e interierit të thjeshtë dhe bashkëkohor. Bashkarisht, krijojnë kontrast spektakular i cili i mahnit dhe i çuti spektatorët.

Përse pikërisht druri i pastër?

Nëse kujtojmë se stili “i papërpunuar” është stil i cili reflektohet në renditjen e brendshme dhe karaktertistika dhe forma kryesore e këtij stili është kujdesi për gjithçka që vjen nga natyra, e pa cenuar, jo artificiale, e lëshuar dhe e lënë me përsosmëri ashtu siç është – do të jetë shumë e qartë se ky stil ta fitohet do të na duhet para së gjithash dru i papërpunuar, i cili vazhdimisht do të na befasoj dhe do të na mahnit me formën e tij të jashtëzakonshme, me ngjyrat natyrore dhe me sharmin e plotë që e mban. Kjo nuk do të thotë që aspak nuk duhet të kujdesemi dhe ta ruajmë këtë pjesë të inventarit, por përpunimi do të jetë minimal, largimi minimal i anëve (që të jetë funksional) , do të kenë nevojë për lyerje me vajra natyror me qëllim që të ruhet inventari aq më gjatë sa është e mundur.

Ekperimentimi me teksturë

Në këtë stil, kombinimi i teksturave të ndryshme është simbol ose shenjë mbrojtëse. Tekstruat e ndryshme do t’i theksojnë këto pjesë unike, por poashtu do t’ju ndihmojnë edhe lementeve moderne të enterierit me linja të sheshta dhe të thjeshta, me anë të kontrastit të tyre, që të dallohen dhe të fitojnë rezultat të shkëlqyer dhe të shkëlqejnë në dritën e vetë. Përveç kësaj, për dallim nga inventari bashkëkohor dhe simetrik, druri do të sjell ngrohtësi në ambientin tuaj. Nëse këtij parimi i shtojmë faktin se shumë mbitraza nuk kanë shumë hapësirë për intesifikimin e ngjyrës, atëherë loja ose ekperimentimi me tekstura dhe kombinimi i tyre është opsion ideal që të shtojmë pak ‘larmi’ në shtëpinë tonë mbitrazë.

Ambent i cili na shpien te relaksimi

Nëse jeni një prej atyre që mundohen të krijojnë mjedis të qetë dhe natyror ku mund të pushoni, stili mund t’ju ndihmoj ta arrini atë. Materialet gjithmonë ndikojnë te humori jonë. Druri natyror na ndihmo që të afrohemi me natyrën, të qetësohemi dhe të orientohemi ka vetvetja. Poashtu, një nga parakushtet që ky lloj i elementit të përjetohet me shkëlqimin e tij të plotë është që ky element të vendoset në hapësira të ndritshme, mbi të cilin direkt do të shprehen rrezet e diellit. Poashtu drita kontribon për humor të mirë, andaj me siguri ju konfirmojmë se vendi në tavan është vend i vërtetë për eksperimentim me stil të pazakontë. Kur eksperimentoni, nëse vendosni për këtë stil të dekorimit, ne nuk ju rekomandojmë që i njejti të jetë me ngjyra laramane – zgjedhni krem, ngjyrë të bardhë ose të gjithë ngjyrat të cilat në përgjithsi lidhen ose përkojnë me tokën dhe drurin.

Trerët në stilin e papërpunuar

Edhe një element i enterierit i cili është në trend një kohë të gjatë është trerët e drurit. Por, kujdes! Tani nuk e kemi fjalën për trerët dekorative, por ata që e ndajnë plafonin në gjendje natyrore të pastër dhe pothuaj të plotë. Në këtë mënyrë arrijmë shtëpi të mbushur me ngrohtësi, çatisë i japim rolin e protagonistit – sepse është koha që plafonet të dalin nga hjijet dhe të na dëshmojnë gjithçka që mund të na ofrojnë.

Edhe barazpesha është e rëndësishme

Nuk bëhet fjalë për mbështjellje të plotë me material të papërpunuara natyror, sekreti është pikërisht në të kundërtën. Që këto pjesë të shquhen ose theksohen është e nevojshme barazpeshë e enterierit. Prandaj, zgjedhni dy ose tre pjesë të këtij stili natyror, dhe kombinoni me inventarin tuaj. Zhgjedhni atë që më së shumti ju pëlqen: nga tavolinat dhe karriget, deri te raftet dhe tashmët trerët e përmendura, por asesi mos e mbingarkoni mjedisin. Këto pjesë janë specifike dhe të thjeshta, ata kombinohen shumë bukur me stilet e ndryshme si stili i minimalizmit, ai skandinav, industrial, fshatarak… Dmth., nuk ke nevojë të ndryshohet dekorimi ekzistues, majftonë vetëm me masë dhe barazpeshë t’i përfshini edhe këto elemente.

Deshtëm vetëm t’ju japim ide se si ta freskoni mbitrazën tuaj dhe të nxjerrni maksimumin nga hapësira e shkëlqyer që e keni. Nëse e keni këtë dëshirë, jemi të sigurtë se do t’ju kujtohen edhe shumë pjesë tjera të inventarit të cilat do të dukeshin të bukura në formë të papërpunuar natyrore. Nëse vendosni ta zbukuroni hapësirën në këtë mënyrë, na shkruani! Me padurim dhe kënaqësi i presim përvojat tuaja!