• Drita e diellit aty ku menduat se është i pamundur!

Drita e diellit luan rol të shumë të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe gjithmonë ka qenë një faktor i rëndësishëm në mënyrën se si sillemi ndaj dizajnit dhe dekorimit të hapësirës nën çati.

Zgjedhim burime të ndryshme të dritës për hapësira të ndryshme në shtëpinë tonë, në këtë mënyrë duke krijuar një ambient të përshtatshëm për aktivitetet që zhvillohen në to. Ndonjëherë ajo është drita e llambës, e qiririt, elektrikut të dorës, ndërsa ndonjëherë me të vërtetë kemi nevojë për dritën e diellit.

Zakonisht në shtëpinë tonë ekzistojnë hapësira deri tek të cilat drita e diellit në asnjë mënyrë nuk mund të depërton, ndërsa kjo do të ishte më shumë se e dëshirueshme …

Tuneli i ri i dritës VELUX bartë fuqinë e dritës së diellit në zonat në të cilat deri më tani ishin të privuar nga ajo, siç janë korridoret, banjot, dollapët, qilari.

Tuneli i dritës i përçon rrezet e dritë nga çatia dhe i sjell në formë të dritës në hapësirën e brendshme. Tuba e re e tunelit të dritës nuk sjell vetëm dritë por edhe ndjenjën e natyrës në hapësirat në të cilat deri më tani nuk kanë pasur mundësi të tilla.

Ndriçimi natyror sjell jetë në hapësirat në një mënyrë që llamba thjeshtë nuk mund ta bëjë.

Përjetoni ndryshimin e dritës gjatë stinëve dhe pjesëve të ndryshme të ditës të ndryshme kudo në shtëpinë tuaj me tunelin e dritë VELUX.

Mund të shtoni tuba VELUX për tunel të dritës kudo, nevojitet vetëm që distanca ndërmjet çatisë dhe tavanit të jetë 6m ose më pak.

Korridoret, kuzhinat, banjot, dhomat e gjumit dhe dhomat e punës – kufizimi i vetëm është imagjinata juaj!

Shikoni se si duket kjo gjatë ditës

VELUX Tubi i lakueshëm dhe i palakueshëm i tunelit mundëson vendosje fleksibile.

  • Tuneli i dritës me tub të lakueshëm është ideal për situata kur këndi ndërmjet çatisë dhe tavanit është shum i vogël për tunel me tub të palakueshëm.
  • Tunelet me tub të palakueshëm i përçojnë rrezet e drejtpërdrejta të diellit, pasi që janë vendosur në mënyrë që tavani është direkt nën hapjen e jashtme.

Tuneli i dritës me tub të lakueshëm TCF

Karakteristikat e produktit:

  • Rekomandohet për distancë nga 0,2 deri në 0,9m ndërmjet çatisë dhe tavanit.
  • I gjatë 1 m, jashtëzakonisht reflektues, tub fleksibil me diametër prej 35cm.
  • Instalohet lehtë.
  • Shpërndarësi difuzeri i cili montohet lehtë vjen në komplet me kornizën izoluese ngjyrë të turbulluar nga polikarbonati.
  • Korniza e jashtme është nga PVC, ndërsa kupola mund të jetë nga polikarbonate ose akrilike.

Tuneli i dritës me tub të palakueshëm TCR

Karakteristikat e produktit:

  • Rekomandohet për distancë nga 0,8 deri në 6m ndërmjet çatisë dhe tavanit.
  • Për distanca më të gjata, tubi me gjatësi prej 1.7 m mund të zgjatet me ndihmën e vazhduesit të palakueshëm ZTR, dhe njëkohësisht siguron nivel të përshtatshëm të dritës së diellit që është e nevojshme. Dorëzohet me 2 bashkues formë bërryli.
  • Vazhduesit mund të kombinohen edhe të lidhen deri në gjatësi prej 6m.
  • Tubi i palakueshëm ka diametër prej 35 cm.
  • Shtresa me reflektim të lartë në brendësinë e tubit ka një përqindje të reflektimit prej 98%.
  • Shpërndarësi difuzeri i cili montohet lehtë vjen në komplet me kornizën izoluese ngjyrë të turbulluar nga polikarbonati.
  • Korniza e jashtme është nga PVC, ndërsa kupola është akrilike.

Dinamika natyrale e dritës së diellit sjellë jetë në shtëpinë tuaj në një mënyrë specifike të cilën nuk mund ta zëvendësojë llamba e thjeshtë.

Futni rrezet e diellit pranveror në hapësirat për të cilat nuk keni mundur ta imagjinoni atë ose lejoni rrezet verore ta theksojnë shtëpinë tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Rrezet e diellit nuk janë të vetmet që do ti përjetoni.

Ndryshimin i motit, ndërrimin i mjegullave, madje edhe dritën e hënës, tuneli i dritës mund ti reflekton dhe të jep një eksperiencë tërësisht të re dhe unike në hapësirën tuaj të re të “gjallë”.

Kalkulatori i luksit

  1. Vendi

Përcaktoni vendin në qytetin tuaj me një klikim në hartë. Qytetet janë të pozicionuar në kuadër të më shumë brezave me gjerësi gjeografike të ngjashme. Në hartë janë shënuar vetëm qytetet më të mëdha evropiane.

  1. Hapësira

Është e nevojshme që të përcaktohet lloji i hapësirës në të cilën dëshironi të instaloni tunel të dritës, dhe opsionet e ofruara janë: zyra / dhoma e punës, banjo, korridori, shkallët, gardëroba, dhoma për argëtim / punëtoria.

Pastaj është e nevojshme që ti shkruani dimensionet e hapësirës. Gjithashtu, është e rëndësishme që ta zgjidhni orientimin, si dhe pjerrtësimin e çatisë në të cilën doni të instaloni tunelin e dritës VELUX. Të dhëna të rëndësishme për përllogaritje janë edhe distanca nga sipërfaqja e çatisë deri te tavani i hapësirës (+/- 0,5m) dhe lloji i mbulesës së çatisë.

  1. Rezultati

Kalkulatori Lux do t’ua përcaktojë sasinë e rekomanduar të dritës për hapësirën me parametrat të cilët i keni shkruar në hapin paraprak dhe do t’ju rekomandojë dhe këshillojë për llojin e tunelit të dritës për rastin në fjalë dhe çmimin e rekomanduar të produktit.

Gjithashtu, do të merrni informacion për sasinë e dritës të shprehur në Lux-e, Lumen- e ose numrin e poçeve prej 60 W në hapësirën për kushte të ndryshme të motit: me diell, pjesërisht me mjegull, me mjegull.

  1. Instalimi

Rezultatin mund ta printoni, ta dërgoni me postë elektronike, por mund të informoheni edhe në pikat e shitjes dhe instalimeve të këtij produkti si dhe të pajisjeve shtesë për tunelin e dritës VELUX.

http://www.velux.rs/privatni_korisnici/proizvodi/velux_krovni_prozori/sun_tunnels/lux_kalkulator

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2018. Zhvilluar nga My Marketing