• Аkustika dhe ajri i pastër

    Shpesh njerëzit thonë se në hapësirat që gjenden nënçati te cilat janë të kryera në mënyrë te duhur është e fshehur romanca më e fortë e shtëpisë.

Shpesh njerëzit thonë se në hapësirat që gjenden nënçati te cilat janë të kryera në mënyrë te duhur është e fshehur romanca më e fortë e shtëpisë. Ato janë hapësira të cilat duhet të kenë dritë të mjaftueshme, të izoluara mirë në mënyrë termike, kurse për romancën më meritore është pjerrtësia e çatisë, e cila shkakton ndjenjën e fshehjes dhe sigurisë, përderisa në pamjen para nesh shfaqen kulmet në qytetin në të cilin jetojmë. Shikim për tu kënaqur, veçanërisht në mbrëmje.

Ajo pjerrtësi e çatisë në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon vëllimin e hapësirës, kurse me atë edhe sasinë e ajrit të cilin ne domosdoshmërisht e shfrytëzojmë dhe harxhojmë.  Mbi të gjitha, në atë hapësirë vendosim  mobilie të reja, elemente të drurit të lyera me llak, mbulesa të reja për dysheme, elektronikë, ngjyra dhe llaqe për mure, fillojmë të shfrytëzojmë kuzhinën e re, kurse nga koha në kohë dimë edhe të ndezim nga një cigare. E gjithë kjo e përmbush ajrin e mbyllur me aromë të molekulave të ndryshme të dëmshme, TVOC (gazra të dëmshme të cilat paraqiten në enterier),  dodecen nga qilimat trietalimine  (aroma) të cilat lirohen gjatë fërkimit të peshqve, formaldehide nga llaqet për mobilie të drurit  dhe polieturanet, amoniak nga materie fekalebenzoli nga pirja e duhanit, si dhe materie tjera të dëmshme të cilat në mënyra të ndryshme vijnë në shtëpitë tona.

Lejoni që Knauf të ju befasoj me një prodhim revolucionar pas të cilit qëndrojnë vite të testimit dhe të përsosmërimit. Pllakat Knauf Klineo të cilat i keni dëgjuar si zgjidhje për akustikë në hapësira. Të njëjtat e fshehin sekretin e Zeolitit. Minerali Zeolit për të cilin aq shumë flitet kohën e fundit dhe të cilin bota e njeh si katalizatorin më të fortë të procesit të zbërthimit të këtyre materieve të dëmshme në përqindje të madhe është pjesë përbërëse e pllakave Klineo.

Në mënyrë të përhershme kjo pllakë e ndërtuar si një shtresë në nënçatinë tuaj, do të veprojë në pastrimin e ajrit të cilin e thithni. Do të ju mbroj nga ajo që nuk e keni ditur se po ju sulmon në rehatinë në shtëpinë tuaj.  Ju zgjedhni modelin e shpimit, kërkoni ekip professional për montim të pllakave, zgjidhni ngjyrë për hapsirën dhe merrni frymë me gjoks të plotë të ajrit të pastër. Ndërsa pa e kuptuar fare nga e njëjta hapsirë do të zhduket edhe ajo jehonë e bezdisshme e shkaktuar nga trokëllima e këpucëve në pllakat e forta të dyshemesë ose laminat, jehona nga muzika juaj e preferuar ose nga trokitja me mjetet e metalta  në dhomën e ngrënies, kurse me mysafirët tuaj do të bisedoni në mënyrë më të kuptueshme dhe me më pak mundim.

Zgjidhni nga paleta më e madhe e modeleve, gjegjësisht e shpime dhe zgjidhni përgjithmonë komoditetin në hapsirën tuaj të nënçatisë.

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing