A është lesh-xhami zgjidhje e sigurt për izolimin e nënçatisë tuaj?

Historia e leshit

Zanafilla e lesh-xhamit lidhet me gjysmën tjetër të shekullit të XIX, kurse fillimi i prodhimtarisë së lesh-xhamit me vitin 1938. Deri në vitet e 90 të shekullit të XX, lesh-xhami paraqiste material problematik të ndërtimtarisë, pasi që në disa raste përmbante azbest dhe ishte pjesë e listës së materialeve kancerogjene.

Në periudhën deri në vitin 2009 numri më i madh i prodhuesve e avancuan teknologjinë e tyre dhe e kthyen lesh-xhamin në vendin të cilit i përket – si material i pashmangshëm izolues me karakteristika të mira, veçanërisht në muret ndarëse dhe në nënçati.

Mirëpo, në vitin 2009 me të vërtetë ndodhi revolucion – Knauf Insulation e prezantoi gjeneratën e re të lesh-xhamit mineral, me ECOSE® Technology. Në këtë mënyrë një prodhim i vjetër dhe tradicional, fitoi veshje të re dhe filloi jetën e saj të re, plotësisht në pajtim me kohën moderne.

Në çka qëndron sekreti i lesh-xhamit mineral me ECOSE® Technology?

Pikërisht në teknologjinë e prodhimit!

ECOSE® Technology është një teknologji e patentuar e Knauf Insulation dhe nënkupton prodhim i lesh-xhamit mineral duke përdorur lidhës të cilët në vete nuk përmbajnë formaldehid, fenol, ngjyra artificiale, aditile ose akrile.
Këto lidhës janë prodhime nga materiale natyrale të cilat në mjedis gjenden me bollëk. Funksioni i lidhësit është identike si edhe tek lidhësit e vjetër në bazë të formaldehidit – ajo i lidh fijet, njëkohësisht duke siguruar fortësinë, jetëgjatësinë dhe elasticitetin të cilën e kërkon industria e materialeve izoluese.

Si ECOSE® Technology kontribuon për kualitetin e lesh-xhamit?

Përveç përparësisë më të madhe – që para jush keni material plotësisht natyral, të shumta janë përfitimet plotësuese:

  • Leshi është më i butë në prekje (është e njohur se leshi prej xhami mund të shkaktojë iritim të lëkurës afatshkurtër dhe të butë – me ECOSE Technology ky fenomen është i reduktuar në minimum)
  • Më pak lëshon pluhur gjatë prerjes
  • Nuk ka aromë ( shumë kontraktues ankohen për aromën e pakëndshme të lesh-xhamit – leshi me ECOSE Technology e eliminon këtë problem)

Pse është më mirë që të mos përdoren prodhime të cilat nuk përmbajnë formaldehid?

Edhe pse numri i madh i testimeve të cilat janë ndërmarr nga ana e laboratorëve të pavarur në shumë shtete tregoi se të gjitha prodhimet nga leshi mineral përmbajnë burim të papërfillshëm të formaldehidit në ndërtesat dhe se për atë shkak nuk paraqesin rrezik për të punësuarit apo për punëtorët të cilët meren me vendosjen, përdorimi i ECOSE Technology plotësisht e eliminon formaldehidin nga zinxhiri i furnizimit dhe rrit besimin në përdorimin e leshit mineral.

Si ta njihni lesh-xhami mineral me ECOSE® Technology?

Shumë lehtë!

Ky është lesh-xhami mineral i vetëm në botë i cili ka ngjyrë kafe-toke natyrale! Pikërisht për këtë arsye paketohet në plastikë të tejdukshme që të dallohet nga të tjerat edhe në shikim të parë.


Ngjyra kafe është fituar në mënyrë natyrale, pa shtuar ngjyra dhe pigmente.

Pse ky lesh është më i mirë se leshi tradicional i verdhë?

Sepse ofron nivel më të madh të qëndrueshmërisë në krahasim me prodhimet standarde.

Çka do të thotë ajo?

Të gjitha prodhimet Knauf Insulation janë vetë të qëndrueshme – përmbajnë përqindje të lartë të materialeve të ricikluara dhe të rinovuara dhe gjatë përdorimit kursejnë energji deri më njëqind herë, se sa është e nevojshme për prodhimin e tyre. Prodhimet me ECOSE Technology ofrojnë nivel edhe më të lartë të qëndrueshmërisë, sepse:

  • Janë prodhime të materialeve të papërpunuara lënda e parë të cilat gjenden në natyrë dhe/ nga materiale të papërpunuara të ricikluara, kurse fijet e tyre janë të lidhura me përdorimim e bioteknologjis pa formaldehid, fenol, akril dhe pa shtruarjen e ngjyrave artificiale dhe pigmenteve;

  • Kontribuojnë në cilësi më të mirë të ajrit në hapësirat, në krahasim me leshin mineral tradicional, sepse nuk përmbajnë formaldehid ose fenol; kjo është veçanërisht e rëndësishme në hapësirat ku qëndrojnë njerëz, sepse vendosja e lesh-xhamit mineral kah hapësira e brendshme e bën filtër të llojit të veçantë të ajrit në hapësirën tuaj;

  • Kanë përparësi plotësuese për shkak të përdorimit të lidhjes së re, e cila harxhon edhe deri 70% më pak energji në prodhimin e vetë në krahasim me lidhjet tradicionale dhe në atë mënyrë e ulë ndikimin rreth mjedisit;

  • Është reduktuar emetimi i materialeve të dëmshme gjatë prodhimit dhe ekspozimi i punëtorëve në vendin e punës, kurse qëndrueshmëria e përgjithshme e ndërtesave në të cilat përdoren është përmirësuar;

  • Janë konkurrues në krahasim me çmimin e leshit mineral tradicional, duke lehtësuar transformimin e tregut në drejtim të ndërtimtarisë së qëndrueshme;

Cilat certifikate i posedon lesh-xhami mineral me ECOSE® Technology?

Pasi që u lansua në vitin 2009, portfolio e prodhimtarisë së lesh-xhamit mineral me ECOSE Technology fitoi disa mirënjohje dhe shpërblime të merituara në shumë vende. I veçojmë disa më të rëndësishmet:

Eurofins Gold – mars viti 2010.

EUROFINS Indoor Air Comfort GOLD – etiketa e artë për kualitet të ajrit të brendshëm. Programi i certifikuar Eurofins Indoor Air Comfort i kombinon kriteret e rregullave të detyrueshme dhe vullnetare, të përcaktuara nga ana e organizatave të certifikuara kombëtare dhe trupat e certifikuar privat, siç janë Blue Angel, M1, AgBB, AFSSET dhe tjerë.

Etiketa GOLD / E ARTË vërteton se prodhimet i plotësojnë standardet më të larta të mundshme në ndonjë grup të përcaktuar të prodhimeve të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e ajrit të brendshëm; gjithashtu, siguron përputhshmëri me cilin do qoftë revizion nga palët e treta të cilat mund të ndjekin.

Blue Angel – tetor viti 2010.

Certifikati Blue Angel vërteton se lesh-xhami mineral me ECOSE® Technology ka ndikim të favorshëm në mjedisin jetësor dhe ka emetime të ulëta.

Children and Schools Green guard & Formaldehyde free – prill viti 2011.

Certifikati për kualitet Green guard i ajrit të brendshëm nënkupton definimin e materialeve me emetim të ulët për rrethin ku njerëzit, kurse posaçërisht fëmijët dhe personat e rritur të ndjeshëm , e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre. Këtu bëjnë pjesë shkollat, vendet për kujdes ditor, institucionet shëndetësore, shtëpitë dhe vendet e punës.

Certifikimi bazohet në kriteret të cilat i përdorin:

  • Agjencia amerikane për mbrojtje të mjedisit jetësor
  • Organizata botërore shëndetësore.
  • Agjencia amerikane për shëndet dhe siguri në vendin e punës (OSHA)
  • Shteti Uashington.

Të përmbledhim

Lesh-xhami mineral me ECOSE Technology i përmban të gjitha përfitimet apo mirësitë në të cilat veç më jeni mësuar.

Janë mbajtur karakteristikat e izolimit të nxehtë, rezistencë ndaj zjarrit, klasi A1 i jo djegies, izolimi akustik, absorbimi i kumbimit dhe karakteristikat mekanike, si dhe përmbajtja e cila mund të riciklohet, me jetëgjatësi më të madhe të prodhimit.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj