• 7 Arsyet që papafingo të mbetet shtëpia juaj

7 Arsyet që papafingo të mbetet shtëpia juaj

Zgjedhja e shtëpis është një nga zgjidhjet kyçe që i bëjmë në jetë.

Si investim serioz dhe afatgjatë, hapësira personale duhet të zgjedhet me kujdes.

Papafingot janë simpatik dhe jashtë zakonisht funksionale.Nëse ekziston dyshim nëse ata janë të përshtatshëm për banim ose jo, ja disa arsye për t’ju bindur.

QASJE NË MË SHUMË DRITË NATYRORE

Nuk ka si të mos pranojmë se hapësirat në dritaret e çatisë ofrojnë shumë më shumë dritë natyrore.Përveç që na ofrojnë rehati dhe kënaqësi estetike, ata ndikojnë pozitivisht edhe mbi shëndetin psiqik.Është dëshmuar se qasje në dritën natyrore e rrit efikasitetin dhe e redukton stresin. Të mos e harrojmë edhe ajërin e pastër, por nëse keni fat do të keni edhe pamje të bukur.

PRIVATITET

Pa dyshim papafingot kanë edhe një përparsi të madhe, kurse kjo është mundësia për privatitet. Kur për fqinj në katin e sipërm i keni vetëm përllumbat, atëherë qetësia dhe rehatia ju garantohe.Përveç mundësis së shkëlqyer për izolim dhe relaksim, kemi edhe disa supozime të mira për kalimin e kohës me familjen dhe miqt.

TAVANI I ULËT LIND IDE TË MIRA

Tavani i pjerrët do t’ju frymëzon që t’i radhisni punët në mënyrë shumë më përshtatshme dhe të mençur, si dhe ta vlerësoni hapësirën dhe të mos e grumbulloni inventarin. Kur kësaj i shtojmë edhe mundësit e pashtershme për dekorime dhe për shfrytëzimin e fanatazis personale, pa dyshim do të fitojkmë shtëpi të rehatshme, që do të na ofron vetëm kënaqësi të kohës së kaluar aty.

Një filxhan kafe afër dritares në mëngjes, mund të jetë një moment shumë intim ku njeriu mund të kalon kohën e tij personale.

JU PËRLQEJNË LIBRAT

Nuk mund të anashkalojmë një nga përparsitë ktryesore të papafingos. Nuk ka asgjë më simpatike nga këndi për lexim afër dritares së madhe, e dekoruar me një batanie të madhe dhe jastëk. Nëse dëshironi të lexoni me një gotë çaj dhe verë, mos e anashkaloni këtë kënaqësi për shqisat dhe trurin. Kurse tani paramendoni edhe një ditë me shi.

ROMANTIKË

Argumentet praktike janë praktike, por sërish zgjedhja e shtëpisë kryesisht është çështje emocionale.Për adhuruesit e romantikës dhe qetësis shpirtërore, papafingo është opsion ideal. Ka shumë mundësi për interier të bukur me nuancë romatike në çdo dhomë. Vendosja në katin e fundit me pamje të bujur dhe me mundësi për dalje në papafingo, kjo do të ishte një papafingo shumë romatike.

GJUMI NËN QIELLIN E NATËS

Po, pikërisht ashtu.Papafingot janë alternativa më e afërt për gjumë në vend të hapur. Madje edhe në dimrin më të ftohtë mund ta shijoni qiellin natën nga shtrati i ngrohtë.Kjo ndjenjë nuk përshkruhet.

A DO TË JETË NXEHTË VERËS? Po, POR JASHTË!

Ekziston një mendim se papafungot zakonisht janë të nxehtë gjatë verës dhe të ftohtë gjatë dimrit. Po,në të kaluarën ky problem ka qenë kryesor, por jo edhe sot. Duke ju faleminderuar materieleve moderne dhe me cilësi të lartë-izolimit, mbështjellëse dhe pllakave, të gjithë problemet lidhur me ndryshimet e temepraturës, lagështinë dhe myshkun ngelin në të kaluarën. Madje shumë më shumë kur bëhet fjalë për papafingon, zgjedhja e materialit ëdhtë çështje e zgjedhjes personale,ashtu siç vërehet te te banesat e sapondërtuara..

PAPAFINGOT ZAKONISHT JANË TË LIRA

Nuk duhet të gëzohemi shumë, sepse kjo varet edhe nga shumë faktorë tjera si shteti, qyteti dhe shumë faktorë tjerë. E vërteta është se hapësirat e papafingos mund të gjenden edhe me çmime më të arsyeshme se sa apartmanet e zakonshme.Nëse i shtojmë edhe të gjithë këto momente intime të cilat e mbajnë jetë aty – ata thjeshtë mbeten të çmueshëm për pronarët e vetë.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing