5 Gabimet më të shpeshta gjatë zgjidhjes dhe vendosjes së dritareve të çatisë

Që të mund të kënaqeni në shtëpinë tuaj në nënçati dhe gjithmonë të keni ndriçim të mjaftueshëm natyror, si dhe ajër të freskët, duhet ti mënjanoni disa gabime mjaft të shpeshta. Me ndihmën e ekipit profesional VELUX ju zbulojmë se si ta bëni këtë.

1. Lartësia e vendosjes së dritares së çatisë

Dritaret e çatisë me dirigjim nga poshtë rekomandohet për mure të larta parapet prej 130 deri në 150cm mbi nivelin e dyshemesë.

Vendosja e mobileve nën dritaren e çatisë me dirigjim nga poshtë do ta pengojë qasjen deri tek dorëza. Rekomandojmë që të lihet hapësirë e lirë për përdorimin optimal të dritares së çatisë.

Dritaret e çatisë me dirigjim nga lart janë të përkryera për mure parapet deri në 130cm mbi nivelin e dyshemesë

Dirigjimi nga lartë ju jep mundësi të vendosni tavolinë ose sofa nën dritare dhe të mund ta hapni dritaren pa pengesë.

2. Madhësia e dritares

Madhësia e dritares së çatisë definohet sipas disa faktorëve: përdorimi dhe orientimi i hapësirës, mjedisi i jashtëm, afinitetet personale dhe përshtypja që duam ta arrimë në hapësirë..

Në dhomën e ndejës, si dhe në hapësirat e punës, duhet të depërtojë më shumë dritë natyrore dhe atëherë mund të mendojmë për sipërfaqe më të mëdha me xham. Rekomandimi i zakonshëm është që sipërfaqet me xham të përbëjnë minimum 10% të sipërfaqes së dyshemesë të hapësirës së caktuar.

3. Mbështjellësi i brendshëm i parregullt

Që të përfitoni maksimumin nga dritarja e çatisë, e rëndësishme është që të vendoset në mënyrë të rregullt mbështjellësi përreth dritares. Pjesa e sipërme dhe ajo e poshtme duhet të jenë të hapura sa më shumë që është e mundur, për të arritur ndriçimin më të mirë. Është e domosdoshme që të arrihet edhe rryma e ajrit nëpër tërë sipërfaqen e qelqit, që do të zvogëlon shfaqjen e kondensimit gjatë dimrit.

Efikasiteti energjetik është më i mirë atëherë kur përdoren dritare të çatisë, mbulesa dhe elemente për instalim nga i njëjti prodhues, sepse në këtë mënyrë do të mënjanohen rrjedhjet dhe humbjet energjetike.

4. Lloji dhe modeli i dritareve

Zgjidhja e llojit të përshtatshëm të dritares së çatisë, si dhe i materialit të brendshëm është veçanërist e rëndësishme për mirëmbajtjen e mëtejme dhe jetëgjatësinë e dritareve. Dritaret nga druri me një apo më shumë lyerje me llak do ti japin pamje natyrore hapësirës në nënçati, ndërsa lyerja me llak do të nevojitet të bëhet çdo tre ose katër vjet. Nuk rekomandohet për hapësira me nivel të lartë të lagështisë së ajrit.

Për tualetet dhe kuzhinat, gjithashtu, rekomandohen dritare nga druri të veshura me shtresë nga poliuretani i bardhë, që u jep rezistencë të lartë dhe mundëson mirëmbajtje të lehtë dhe të thjeshtë.

Dhe mënyra e hapjes së dritares është e rëndësishme. Nëse zgjedhim dritare me hapje nga lart, do të zgjerohet pamja drejt ambientit të jashtëm, përderisa zgjedhja e dritareve me hapje qendrore na jep mundësi për të vendosur mobile edhe nën dritare..

Gjenerata e fundit e dritareve të çatisë mundëson edhe zgjerimin e hapësirës së çatisë drejt eksterierit, kur nuk kemi mundësi për dalje në tarracë, ku hapësira e çatisë bëhet njëkohësisht edhe ballkon (dritare nga lloji VELUX Cabrio).

5. Improvizimi i roletave

Gjatë rregullimit të nënçatisë, gabimi i zakonshëm është pakujdesia e mjaftueshme ndaj mbrojtjes nga dielli dhe drita dhe improvizimi i këtyre elementeve. Në VELUX këshillojnë që në vend të perdeve të përdoren roleta tipike (lloje të ndryshme të roletave dhe grilat veneciane) për model të caktuar të dritares.

Varësisht nga përdorimi i hapësirës, por edhe nga orientimi i saj, mund të vendosim për roletë që mundëson errësim të plotë, grilat veneciane ose roleta gjysmë të tejdukshme për errësim më të lehtë.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj