4 Teknika dekorative për muret e nënçatisë

Përdoruesit e hapësirave të nënçatisë shpesh identifikohen me hapësirën në të cilën jetojnë. Përpiqen që lehtë ti japin formën e karakterit dhe nevojave të tyre, shpeshherë edhe të ndryshojnë diçka në të, për të freskuar diçka gjatë qëndrimit.  Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke ndryshuar ngjyrën e sipërfaqeve që rrethojnë hapësirën, madje efekt më i bukur arrihet nëse ngjyra e re është plotësuar me ndonjë teknikë dekorative.

Sot do ti tregojmë katër teknika dekorative, që mund sillen në hapësirën tuaj përmes përdorimit të materialit cilësor me karakteristika të sakta dhe me duart mjaft të afta të bojaxhisë me përvojë.

Në detaje do ti shikojmë teknikat Druri, Llaç, GËRVISHJTE dhe Relief, dhe për ata ju nevojiten materialet dhe veglat e mëposhtme:

Për rezultate më të mira ju rekomandojmë materiale nga gjenerata e fundit e suvasë së gatshme të përgatitura në kova, Knauf Super Finish (Super Finish) dje finitura (Finitura).

Vërejtje: Më shumë detaje për programin Sheetrock të Knauf (Super Finish dhe Finitura) do të gjeni tek shërbimi teknik i Knauf ose në www.knauf.al

Nga veglat ju rekomandojmë:

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
1

Përdaf për llaç

2

“GËRVISHTJE” – vegël gome

3

“Flutur”- përdaf

4

Përzierëse

5

Shtyllë teleskopi për më shumë qëllime

6

Bricjapi

7

Aparat për bluarje / prerje

8

Shpaklla

9

Shpaklla për llaç

10

Enë e metaltë për material

VËREJTJE: Le të mos ju demotivojë sasia e veglave të përmendura. Ndonjëherë, për disa teknika mjafton një sfungjer ose leckë “truleks” , për një efekt të shkëlqyer.  Shikoni më poshtë.

TEKNIKA DEKORATIVE DRURI

paraprakisht e suvatuar në dy shtresa me Super Finish

Aplikimi njështresor i Finiturës, me bricjap

VËREJTJE: Për përpunimin e strukturës së tillë, duhet që një mjeshtër ta vendos materialin, ndërsa menjëherë pas tij, tjetri ta zbaton teknikën me vegël gome të përshtatshme.

Përpunimi i strukturës

Këtë vegël mund ta gjeni në shitoret për ngjyra dhe llaqe mirë të furnizuara.

Ngjyrosje me sfungjer

Largimin e ngjyrës me leckë truleks

Pas tharjes së tërësishme të Finiturës, tërë sipërfaqen e ngjyrosim me ngjyrë lateks të bardhë, për ta zvogëluar thithjen e të njëjtës dhe për finalizim më të mirë të efektit.
Ngjyra përfundimtare (Velatura) aplikohet me sfungjer dhe lëvizje rrethore, ndërsa teprica largohet me leckë truleks të lagur, në drejtim të strukturës së drunjtë.

PAMJA PËRFUNDIMTARE

DETAJ

TEKNIKA DEKORATIVE LLAÇ (shtuko) (STUCCO)

Shkëlqim i lartë me efekt të mermerit

Përgatitja e materialit

Ngjyrimi me nuancë të gjelbër, pa shtuar ujë dhe me përzierje deri në homogjenizim të plotë.

Përpunimi i modeleve

Për të arritur efektin e kërkuar, Finitura e ngjyrosur mund të aplikohet në dy mënyra – me përdaf inoks ose me përdaf për llaç.

Për të arritur efektin e kërkuar, Finitura e ngjyrosur mund të aplikohet në dy mënyra – me përdaf inoks ose me përdaf për llaç.
Me përdaf kryhen lëvizje më të gjata, kështu që fitohet kontrast më i vogël. Këtu është treguar versioni gjatë punimit me përdaf për llaç (stuko-përdaf).
Finitura aplikohet në sasi më të vogël ose më të madhe dhe pas një kohe të shkurtër largohet me lëvizje të shpejtë në drejtim të kundërt, që lë efektin e ngjyrosjes dhe nuancave të ndryshme.

Me “rrafshimin” me përdaf, deri tek shkëlqimi i lartë

Shkëlqimi i lartë i sipërfaqes efikase arrihet me nxjerrjen e materialit gjysmë të thatë në sipërfaqe me përdaf pa kënde të mprehta, ndërsa në përfundim rekomandohet edhe lyerja e tërë sipërfaqes me dyll, me çka përveç shkëlqimit të lartë arrihet edhe zmbrapsje e plotë e ujin në sipërfaqe.

PAMJA PËRFUNDIMTARE

DETAJ

TEKNIKA DEKORATIVE Gërvishtja

Strukturë moderne në ndriçim adekuat

Përpunimi i strukturës

Finitura aplikohet, përderisa me vegël të posaçme aplikohet cilësia.

Thyerjet më të mëdha të dritës fitohen nëse kryhen lëvizje të shkurtra në drejtime të ndryshme.

DETAJET GJATË NGJYROSJES

NGJYROSJA

DETAJET PAS NGJYROSJES

Pas tharjes së plotë të suvasë, sipërfaqja ngjyroset me ngjyrë lateks me nuancë sipas zgjidhjes.

PAMJA PËRFUNDIMTARE NË DY NGJYRA

TEKNIKA DEKORATIVE RELIEF

efekti i murit të vjetër, në një mënyrë të re

Suvatimi në dy shtresa me Super Finish dhe përpunimi i strukturës

Pasi që sipërfaqja tashmë është suvatuar me dy shtresa me Super Finish, aplikohet shtresa nga Finitura me trashësi prej 2mm.

Në këtë shtresë shtypet cilësia, kështu që, një e treta e sipërme e përdafit ngjitet në shtresën dhe shpejt tërhiqet.

Sipërfaqja ngjyroset me sfungjer, ndërsa teprica e ngjyrës largohet me leckë truleks

Ngjyra lateks aplikohet sikurse tek efekti “Druri”. Pastaj aplikohet ngjyrosja me “Velatura”, teprica e të cilës këtë herë largohet me lëvizje rrethore.

PAMJA PËRFUNDIMTARE

DETAJ

SUPER FINISH dhe FINITURA

Me ngut shikoni një prezantim të shkurtër të vetive, përgatitjes dhe mënyrës së përdorimit të materialeve