• Hap pas hapi deri tek nënçatia cilësore!

    Gjithçka që duhet të dinë për zgjidhjet afatgjate për nënçatinë tuaj

Nëse keni në dispozicion një nënçati të pa shfrytëzueshme, ose keni mundësi që të blini një, modelimi mund të jetë më i thjeshtë se sa mendoni.

Në vazhdim në disa hapa përshkruhet gjithçka që duhet marrë parasysh që hapësira e papërdorur të tavanit të shndërrohet në hapësirë për të jetuar, e mbushur me dritë natyrore.

Vlerësoni mundësitë e nënçatisë suaj

Para se të filloni me rimodelimin, me rëndësi është që të vlerësohet nëse hapësira në nënçati është e përshtatshme për qëllimet e vendosjes? Nëse struktura ekzistuese e çatisë ofron hapësirë të mjaftueshme? Nëse nënçatia ka lartësi të mjaftueshme?

Planifikimi i hapësirës

Para se të fillohet me rimodelim, është e nevojshme që të planifikohet paraqitja e nënçatisë dhe radhitja e hapësirave. Në këtë fazë, kontaktoni një arkitekt, njohuritë e të cilit mund t’ju ndihmojnë që për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme: Sa hapësira dëshironi dhe mundeni të keni në nënçati? Cila është mundësia e zbatimit të të gjitha instalimeve të nevojshme? Burimi i dritës natyrore – sa dritare dhe si është radhitja e tyre?

Konstruksioni i çatisë

Kontrolloni brirët dhe trarët – nëse ato duhet të zëvendësohet me të reja? Mendoni për dimensionet e dritareve që doni ti vendosni – nëse distanca ndërmjet brirëve është e mjaftueshëm ose ka nevojë për tejkalim. Në këtë fazë ju këshillojmë që ta konsultoni një statik.

Mbulesë e re e çatisë

Gjatë rimodelimit të nënçatisë nuk ka nevojë që gjithmonë të zëvendësohet edhe mbuloja e çatisë, por nëse ajo është vjetruar, tani është mundësia ideale për të kryer punë të këtij lloji.

Dritare të çatisë

Për të siguruar dritë të mjaftueshme dhe ajër të freskët, të mbroheni nga nxehtësia gjatë muajve të verës dhe në mënyrë të pavarur ta rregulloni sasinë e dritës ditore që e doni, keni nevojë për një zgjidhje të plotë për dritare të çatisë.

Muret ndarëse

Muret kryesore në katet e poshtme zakonisht nuk e përcaktojnë pozitën e mureve ndarëse në nënçati, sepse ata mund të jenë struktura ndarëse të lehta me montim të thatë që lirisht janë vendosur në hapësirë.

Instalimet

Gjatë vendosjes së mureve ndarëse, duhet të kryhen edhe instalimet – e ujësjellësit, elektrike, të ngrohjes etj.

Klima e brendshme e nënçatisë më së shumti do të varet nga izolimi termik cilësor – paratë e investuara në izolim shumëfish do të kthehen përmes kursimit të energjisë.

35%

e energjisë „rrjedh“ përmes çatisë së pjerrtë të pa izoluar.

1000°C

pika e shkrirjes e izolimit nga lesh-guri.

5

elemente të izolimit në sistemin LDS.

Pllaka Knauf dhe përpunimi përfundimtar i sipërfaqeve

Pllakat Knauf le ti përmbushin kërkesat tuaja estetike më strikte, si dhe kërkesat për siguri nga zjarri, izolim akustik dhe akustikë në hapësirë. Planifikoni që më parë rehatinë, dizajnin, nivelin e sigurisë dhe lejoni që pllakat Knauf dhe duart e aftë të montuesve t’iu mundësojnë qetësinë dhe rehatinë që e meritoni.

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

 
knauf-logo-MP-final
velux-logo-MP-final
KI-logo-MP-fin